Gara për Gjykatën e Lartë, tre kandidatët dalin nesër përpara KLGJ-së. Kush janë ata

Nov 12, 2019 | 19:46
SHPËRNDAJE

Këshilli i Lartë Gjyqësor do të bëjë verifikimin kushteve ligjore për tre kandidatë për anëtarë të Gjykatës së Lartë. klgj

Bëhet fjalë për kandidatët Ilir Panda, Ervin Pupe dhe Sokol Sadushi, Ndërkohë që janë skualifikuar dy kandidatë të tjerë, përkatësisht Eduart Qehajaj dhe Florin Demollari.

Njoftimi:

“Sot më datë 12.11.2019, Këshilli i Lartë Gjyqësor, zhvilloi mbledhjen e radhës në të cilën miratoi disa vendime të rëndësishme. Më konkretisht, pasi u njoh me rezultatet e verifikimit të kushteve dhe kritereve ligjore të kandidimit për në Formimin Fillestar në Shkollën e Magjistraturës, për magjistrat, profili gjyqtar, për kandidatin z. Eduart Qehajaj. Këshilli vendosi skualifikimin e tij. Kandidati ka të drejtën e ankimit në Gjykatën Administrative të Apelit, brenda 5 ditëve nga dita e njoftimit të vendimit të arsyetuar të Këshillit të Lartë Gjyqësor.

Më tej Këshilli, pasi verifikimit të kushteve dhe kritereve ligjore për rekrutimin si gjyqtar, vendosi skualifikimin e kandidatit Florin Demollari. Kandidati ka të drejtën e ankimit në Gjykatën Administrative të Apelit, brenda 5 ditëve nga dita e njoftimit të vendimit të arsyetuar të Këshillit të Lartë Gjyqësor. Gjithashtu, Këshilli pasi verifikoi kushtet dhe kritereve ligjore për rekrutimin si gjyqtar, vendosi të kualifikoi kandidatin z. Hazbi Balliu.  

Në vijim të mbledhjes, Këshilli pasi dëgjoi relatorët për verifikimin e kushteve dhe kritereve ligjore për rekrutimin e kandidatëve nga radhët e juristëve të spikatur, për në Gjykatën e Lartë, vendosi kualifikimin e kandidatëve z. Ervin Pupe, z. Ilir Panda dhe z. Sokol Sadushi.  

Gjithashtu, Këshilli i Lartë Gjyqësor bazuar në kërkesat e gjykatave të ndryshme vendosi caktimin e gjyqtarëve për gjykimin e çështjeve gjyqësore të veçanta”, thuhet në njoftimin e KLGJ.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura