Gara e deputetëve, kandidatët duhet të lënë Kuvendin 50 ditë para zgjedhjeve

Apr 18, 2015 | 20:31
SHPËRNDAJE

Kandidatët për 61 bashkitë e vendit duhet të regjistrohen në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve dhe në KZAZ-të e vendit brenda datës 3 maj. Sipas Kodit Zgjedhor, neni 67, theksohet se kandidatët për zgjedhjet vendore duhet të regjistrohen zyrtarisht jo më vonë se 50 ditë nga data e zgjedhjeve që është 21 qershori. 

Salla e Kuvendit gjate nje seance plenare

Në Kod parashikohet që çdo parti politike, pjesë e koalicioneve për çdo bashki, regjistrimin e kandidatëve duhet ta bëjë në Komisionin Zonal të Administrimit të Zgjedhjeve, bashkë me listën e kandidatëve për këshilltarë bashkiakë. 

Përjashtim bëhet vetëm për qarkun e Tiranës pasi ka shumë KZAZ dhe regjistrimi i kandidatëve bëhet direkt në KQZ.

“Për zgjedhjet e organeve të qeverisjes vendore, kandidati për kryetar të njësisë së qeverisjes vendore dhe lista e kandidatëve për këshillat vendorë regjistrohen në KZAZ-në që mbulon njësinë e qeverisjes vendore brenda afatit, jo më vonë se 50 ditë nga data e zgjedhjeve. KZAZ-ja dorëzon një kopje të listës në KQZ brenda 48 orëve. Në zbatim të paragrafit të dytë të pikës 1 dhe të paragrafit të dytë të pikës 2 të këtij neni, kandidati për kryetar bashkie dhe lista për këshillin vendor të qytetit të Tiranës, si dhe për njësitë e qeverisjes vendore, territori i të cilave nuk mbulohet nga një KZAZ e vetme, regjistrohen në KQZ”, thuhet në Kod.

Me nisjen e fushatës elektorale dhe regjistrimin zyrtar të kandidatëve për zgjedhjet 21 qershorit në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, tetë deputetë të rinj pritet të hyjnë në Kuvend. 

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura