Gallatë në rrjetet sociale për tritolin, qytetarët: Tani shpërthejnë edhe tokën

Mar 1, 2015 | 14:23
SHPËRNDAJE

Shpërthimet me tritol janë bërë sot për sot tema më e nxehtë e debatit jo vetëm politik dhe në media, por edhe në bisedat e përditshme të qytetarëve. Ndërsa në rrjetet sociale nuk mungojnë fotot dhe batutat që kanë lidhje me kërcënimin nga shpërthimet me tritol.

Foto ne Facebook

Këtyre “gallatave” në Facebook i shtohet edhe kjo foto që shihni, ku në vend që të shpërthejë automjeti, është çarë toka. Nuk dihet autorësia e fotos edhe as vërtetësia e saj. Por kjo foto po qarkullon në rrjetet sociale, ku njerëzit poe shpërndajnë për të bërë batuta me njëri-tjetrin lidhur me situatën e kohëve të fundit ku shpërthimet me tritol nuk kanë kursyer as në farmacinë në pronësi të ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri. Vetë ky i fundit në deklaratat televizive është shprehur se pavarësisht kësaj, Shqipëria është më e sigurt nga ç’ishte në qeverisjen e kaluar.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura