Gallatasaraji mund Zyrihun, “zhduket” Armando Sadiku

Jul 17, 2016 | 19:31
SHPËRNDAJE

Miqësorja mes Gallatasarajit dhe Zyrihut, e luajtur sot në Zvicër, është mbyllur me fitoren 3-0 të skuadrës turke, por ajo që ka rënë në sy në këtë takim është fakti se në radhët e ekipit zviceran nuk figuronte Armando Sadiku.

GALATASARAY - ZUERICH

Pas paraqitjes në Europian, sulmuesi shqiptar është kthyer në yllin e skuadrës që ka rënë në kategorinë e dytë zvicerane, por klubi po bën të pamundurën për ta shitur sa më shtrenjtë kartonin e tij.

sadiku zyrih

Sadiku mungonte në formacionin titullar të sfidës së sotme, në të cilën luajti për 45 minutat e para mesfushori Burim Kukeli. Sulmuesi nuk u aktivizua as në vazhdimin e ndeshjes ndërsa nuk gjendej në listën e atyre që ishin lënë pushim nga trajneri Uli Forte për dëmtime apo mbingarkesë.

Sadiku

Duke pasur parasysh se përfaqësuesit e Sadikut kanë qenë gjatë kohëve të fundit në bisedime me shumë klube të ndryshme, nuk është aspak çudi nëse mosaktivizimi i tij në këtë duel ka lidhje me një transferim të mundshëm të sulmuesit. Vetëm dy ditë më parë ai luajti si titullar kundër Borusia Mynshengadbah, një prej skuadrave e cila përflitet se kërkon shërbimet e tij.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura