Galeria e Arteve Tirana, një nga ekspozitat më me ndikim në kryeqytet. Artisti që eksperimenton në kërkimin e tij thelbin e personalitetit

Jan 27, 2023 | 12:03
SHPËRNDAJE

IRINA HYSI/ Doktor i Shkencave për Artet, Abaz Hado, është drejtor i Galerisë së Arteve Tirana.

Capture

Artisti dr. Abaz Hado është një nga artistët e njohur për punën e tij si piktor dhe studiues shkencor, i cili eksperimenton në kërkimin e tij, thelbin e personalitetit, ndikime psikoanalitike mbi stilin, ngjyrën dhe lëvizjen, nga një ndërthurje e ndërsjellë linjash që dinë të frymëzojnë dhe modelojnë njëri-tjetrin në biorezonancë shpirtërore. Në hyrje të ekspozitës ishin librat e botuar dr. Abaz Hado, ku “Portreti” është libri i tij shkencor dhe grafikat e mrekullueshme që tërhiqnin vëmendjen.

Vepra e dr. Abaz Hados kësaj radhe ndryshe, ka ndikim kërkimin përmes linjës së ëndrrave dhe ngjyrës të lidhura me postulate estetike abstrakte. Artisti duket se është bazuar në psikologjinë e ngjyrës, efektet emocionale, të cilat janë unike për secilin. Vihet re një ekuilibër midis dialogut, motivimit dhe qetësisë, në shpërthimin e kreativitetit me ritme logjike për një funksion shpirtëror shprehës.

Një koncept integral i personalitetit, që përmban sinteza të ndryshme kuptimesh, duke besuar se bota e artistit është e përshtatshme dhe e mbushur me kuptim. Vepra ka të njëjtën rezonancë të brendshme, e cila na sjell një atmosferë artistike krejtësisht të ndryshme. Nga pikëpamja e teknikës së artistit, vepra paraqitet me realitet dhe drite, herë një penel ku lëvizja vjen si një përplasje botësh dhe herë penelata të gjera peneli si instrument krijues shndërruar në një simfoni ngjyrimesh me improvizime të botës së brendshme.

Arsyeja është aftësia për të parë lidhjen midis të përgjithshmes dhe të veçantës, tha I. Kanti. Mesazhi transformon në psikikë lirinë ku hapësira e brendshme sekretohet në hapësirën e jashtme, duke integruar konceptin e personalitetit me teknika intuitive poetike. Artisti duket se ka zgjedhur spektrin e ngjyrave për të deshifruar gjuhën universale në mbarë botën përmes komunikimit me ngjyrën ku secila lidh ide, vlera dhe simbole apo sjellje të caktuara me një reagim emocional dhe filozofik.

Mos harroni se doktor Hado bën kërkime të gjera për studimet e tij, përgjigjja emocionale ndaj ngjyrës është një shkëmbim me psikologjinë e pikturës përmes reflektimit dhe përthithjes së vijës, e verdha e ngrohtë për shembull që fshihet në pemë është një ngjyrë e spektrit të lumtur që frymëzon optimizëm dhe gëzim. Ka një gjatësi vale të gjatë me një sasi të konsiderueshme të ngjyrës së tokës, e cila dominon aktive në kanavacë. Jo më kot artisti na sjell shikueshmërinë e lartë të ngjyrës së verdhë, e cila nxit të menduarit e shpejtë dhe të qartë sipas teoricienit të ngjyrave Faber Birren, i cili ka eksploruar ndryshimin e ngjyrave në jetën e përditshme.

Dhe në telajo ka tone më të plota dhe më të sofistikuara, të gjetura më elegante në terakota ose diku në blu të hapur. E gjithë ekspozita mban të njëjtin qëndrim. Ndryshe, piktura me pemët më të dendura që qëndrojnë në dritare me jeshile dhe blu në pemë janë të shkurtra në gjatësi, por ato kontrastojnë me tokën e ngrohtë ku e verdha reflekton trungjet në dritë. Duket se artisti i ka dhënë paqe, ndikimi në telajo me penelata të gjera sjell pasion, forcë, eksitim dhe sukses të lirë të mendimit.

Këtë herë, artisti dr. Hado, na dha një pamje tjetër të komunikimit nga brenda vetë personalitetit me dorën e tij të lirë në psikanalizën njerëzore dhe analizën poetike të ëndrrave. Ku vetë artisti e lë shikuesin të kërkojë fjalën apo frazën e veçantë në vepër, duke theksuar rëndësinë e veprës. Në fund, çështja që ngre dr. Hado, qëndron në nivelin e vendimit të artistit, në tërësinë e kuptimit të veprës për të arritur lumturinë në kontekstin e së mirës shoqërore dhe individuale. Për dr. Hadon, është një zbulim i shpejtë i elementeve ku secila linjë ka potencialin e vet, duke manifestuar përmes frekuencave dëshirën e lirë brenda një energjie të pastër.

Artisti dr. Hado dialogon me veprën në imagjinatën e ëndrrave duke ringjallur të kaluarën, në vëmendjen, për vetë natyrën, kurse vepra vjen si një mrekulli që u përgjigjet nevojave specifike njerëzore, zhvillimit, si dëshira për kulturë, kënaqësi dhe kërkime estetike -intelektuale. Kur një artist arrin integrimin e të gjitha aspekteve shpirtërore, prek harmoninë me integritetin dhe unitetin e tij, ashtu si në filozofinë Jungiane ku ekzistenca e një shtrese më të thellë në strukturën e personalitetit është një depo gjurmësh nga kujtesa paraardhëse, e cila për Dr. Hadon mban trashëgiminë shpirtërore të evolucionit njerëzor rilindur në strukturën e çdo njeriu.

*Master Menaxhim Art

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura