Gafa që turpëroi moderatoren shqiptare: Saimiri lë…

Jun 23, 2018 | 22:30
SHPËRNDAJE

Moderatorja e emisionit “Në shtëpinë tonë” është një nga personazhet e cila ka vite në televizionin shqiptar. Ajo ka provuar të drejtojë disa emisione, nga ato të sportit e deri tek dhënia e lajmeve në redaksi.

Bëhet fjalë për Anjeza Majën e cila ditën e sotme  ka qenë e ftuar në emisioni “Thumb”, ku dhe është pyetur nga gazetaret për eksperiencat dhe momentet e këqija që ka pasur në skenë. Ndërkohë që Anjeza tregoi se ajo kurrë më nuk do prezantoj më një emision sportiv, tregoi dhe disa nga gafat që ka bërë kur ka  prezantuar spektaklin “Maratona e Këngës”.-640-0-5b2e8724946f2

 

Moderatorja rrëfeu se në një moment i është dashur të thërras Saimir Çilin në skenë për të kënduar, por aty i është ngatërruar goja dhe ka bërë gafën e madhe.

“Saimir Çilin qëndronte gjatë gjithë kohës në skenë me organon e tij, kishte një moment që ai do këndonte dhe unë tani në vend që të them ‘Saimir Çilin lë organon në skenë dhe do të ngjitet për të kënduar, unë them ‘lë organin e tij në skenë dhe ngjitet për të kënduar’”, tha Anjeza duke shkaktuar shumë të qeshura në studio.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura