Gafa e PD me aleatët, humbi 10 bashki pas ‘divorcit’ me Idrizin dhe Ndokën

Jun 29, 2015 | 20:13
SHPËRNDAJE

Një prej arsyeve që demokratët humbën kaq thellë zgjedhjet e 23 qershorit ishte marrëdhënia me aleatët.

Kreu i PD Basha me aleatet

Një muaj para zgjedhjeve nga treni i Partisë Demokratike u larguan një nga një 6 forca politike, të cilat, siç rezulton tani mund ta kishin ndihmuar selinë blu të zvogëlonte humbjen.

Nga një përllogaritje e thjeshtë del se nëse PD do të mbante afër PDIU-në e Shpëtim Idrizit, PDK-në e Nard Ndokës dhe katër parti të tjera të vogla, mund të fitonte edhe 10 bashki të tjera dhe ta çonte shifrën e saj në 25 bashki të fituara.

Humbjet ‘më të dhimbshme’ të PD-së janë në Fushë Arrëz dhe Pukë ku diferenca mes kandidatëve është 66 dhe 98 vota ndërkohë që aleatët e PD-së kanë marrë përkatësisht 1095 vota dhe 733 vota.

Partia Demokratike mund të fitonte edhe Bashkinë e Dibrës nëse do tregohej korrekte me aleatët e saj. Kandidati i PD humbi me 439 vota, ndërsa ish aleatët e PD-së të 2013 fituan 3534 vota në garën për këshilltarë.

Edhe pse shifrat mund të mos merren 100% të sakta, pasi jo të gjithë anëtarët e partive të vogla, i binden urdhrit politik për të votuar kandidatin për kryetar bashkie, ish aleatët e PD-së kanë marrë dukshëm më shumë vota sesa diferenca me të cilën kandidatët e selisë blu humbën në 21 qershor.

Në të kundërt, Partia Socialiste nuk është prekur nga fakti se para zgjedhjeve u larguan prej saj PSD e Gjinushit, PBDNJ e Dules dhe PKD e Mark Frrokut.

Kjo parti mund të fitonte vetëm Matin nëse do të kishte në gjirin e saj edhe këto tre forca politike.

 

BASHKITE QE HUMBI PD

BASHKIA HAS

Kandidati i PD humbi me 639 vota

Ish aleatët e PD në 2013 (PDIU, ADS, PDRE, AD, PDM, PDK) morën 1315 vota

BASHKIA FUSHE-ARREZ

Kandidati i PD humbi me 66 vota

Ish aleatët e PD në 2013 (PDIU, ADS, PDRE, AD, PDM, PDK) morën 1095 vota

BASHKIA PUKE

Kandidati i PD humbi me 98 vota

Ish aleatët e PD në 2013 (PDIU, ADS, PDRE, AD, PDM, PDK) morën 733 vota

BASHKIA DIBER

Kandidati i PD humbi me 439 vota

Ish aleatët e PD në 2013 (PDIU, ADS, PDRE, AD, PDM, PDK) morën 3534 vota

BASHKIA BELSH

Kandidati i PD humbi me 814 vota

Ish aleatët e PD në 2013 (PDIU, ADS, PDRE, AD, PDM, PDK, AMIE) morën 874 vota

BASHKIA LUSHNJE

Kandidati i PD humbi me 2159 vota

Ish aleatët e PD në 2013 (PDIU, ADS, PDRE, AD, PDM, PDK, AMIE) morën 3265 vota

BASHKIA ROSKOVEC

Kandidati i PD humbi me 666 vota

Ish aleatët e PD në 2013 (PDIU, ADS, PDRE, AD, PDM, PDK, AMIE) morën 739 vota

BASHKIA KELCYRE

Kandidati i PD humbi me 116 vota

Ish aleatët e PD në 2013 (PDIU, ADS, PDRE, AD, PDM, PDK, AMIE) morën 623 vota

BASHKIA MALIQ

Kandidati i PD humbi me 1383 vota

Ish aleatët e PD në 2013 (PDIU, ADS, PDRE, AD, PDM, PDK, AMIE) morën 1923 vota

BASHKIA PUSTEC

Kandidati i PD humbi me 1588 vota

Koalicioni i PD+ AMIE 1674 vota

 

BASHKITE QE HUMBI PS

BASHKIA MAT

Kandidati i PS humbi me 181 vota

Ish aleatët e PS në 2013 (PSD, PBDNJ) morën 414 vota

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura