Gafa e mediave serbe: Çekët u vranë në Dukagjin të Kosovës. Reagon Policia e Prishtinës

Jul 4, 2015 | 21:58
SHPËRNDAJE

Policia e Kosovës ka shpërndarë një deklaratë për shtyp, për disa shkrime të publikuara në mediat serbe, të cilat raportojnë se “turistët çekë u vranë nga shtetas kosovarë”.

Faksimile e artikullit të “Kurir” për vrasjen e çekëve ku duken uniforma të Policisë së Kosovës

“Policia e Kosovës reagon ndaj këtyre shkrimeve të pavërteta dhe sqaron se lajmi, ku në foton ilustruese ku shihen pjesëtarët e policisë sonë dhe aludohet se janë në vendin e ngjarjes, është i fabrikuar nga gazeta serbe “Kurir”, e cila po ashtu gënjen kur thotë se për vrasjen e dy turistëve çekë ka raportuar Policia e Kosovës”, thuhet në deklaratë.

“Rasti i vrasjes së dy turistëve çekë, të cilit i referohen këto mediume kryesisht serbe, në bazë të informacioneve që ne posedojmë ka ndodhur në territorin e Republikës së Shqipërisë, në fshatin Prekal të Shkodrës, e jo në Dukagjin të Republikës së Kosovës, siç theksohet në ato mediume serbe”, sqaron Policia e Kosovës. 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura