Gafa e madhe me Grizmanin, si Barcelona kuptoi që nuk kishte para të paguante Atletikon pasi nënshkroi me francezin në vitin 2019

Oct 6, 2021 | 17:34
SHPËRNDAJE

Në vitin 2019 Barcelona shpenzoi 120 milionë euro për të transferuar Antua Grizman nga rivalët e Atletiko Madrid.

grizman

Edhe pse francezi vinte nga një forme e shkëlqyer dhe pritshmëritë ishin shumë të mëdha, përformanca e tij la për të dëshiruar duke mos justifikuar shumën e madhe që u pagua për kartonin e tij.

Në këtë merkato verore, Grizman u rikthye dhe një herë tek Atletiko Mardid, por ajo çka la prapa ishte një gropë e madhe. Drejtori i përgjithshëm i katalanasve, Ferran Reverter ka zbuluar si presidenti Bartomeu e kuptoi që klubi nuk kishte para për të paguar për Grizmanin natën që u nënshkrua kontratat e transferimit në vitin 2019

“Natën që nënshkruam me të, kuptuam se nuk kishim para për t’i paguar Atletikos. Ishim në kërkim të një huaje prej 85 milionë eurosh për të mbulur këtë transferim”, u shpreh Reverter.

Një gafë e madhe nga klubi katalanas që po kalon krizën më të madhe financiare në vitet e fundit duke u zhytur në një vorbull negative rezultatesh si në kampionat ashtu dhe në Ligën e Kampionëve.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura