Gafa e Bonuçit, Montela: U ndodh të gjithëve, por po përmirësohemi

Nov 24, 2017 | 12:26
SHPËRNDAJE

Në konferencë për shtyp pas fitores me Austrinë, Vinçenco Montela komentoi sfidën duke u ndaluar edhe në emra të përveçëm. Përgjigjet e tij nisën me modulin që kuqezinjtë do të përdorin të dielën ndaj Torinos. Tekniku kuqezi përjashtoi mundësinë e dy sulmuesve me Suson prapa shpinë:

Montela

“Nuk e kam menduar ende skemën, por nuk besoj se për tifozët ka rëndësi kush luan, për sa kohë që skuadra fiton. Unë i vlerësoj që të gjithë, që nga Kesi e Bilja e deri te Silva e Kutrone, që sot (dje) zhvilluan një paraqitje të shkëlqyer.” Rezultati me shifra të gjera i atribuohet vlerës së kundërshtarit, por Montela nuk është aspak dakord:

“Nuk besoj se fituam për shkak të vlerave, por për atë që dhamë në fushën e lojës. Goli i tyre ishte një tregues inteligjence, por edhe ne u treguam po aq të zotë në reagimin tonë. Austria ofron më shumë mundësi se Napoli për të shënuar, por kjo nuk i ul vlerën një ekipi, thjesht jemi ne që po përmirësohemi.”

Pesë gola kundër krizës, me Bonuçin, që përveç gabimit, doli nga fusha i dëmtuar. Gjendja e lojtarit do të vlerësohet në vazhdim, me trajnerin kuqezi që sqaroi: “Bonuçi nuk ka asgjë të rëndë. Gabimet janë pjesë e futbollit dhe mund të na ndodhë të gjithëve. Rëndësi ka që skuadra reagoi shumë mirë dhe ky është aspekti që duhet vlerësuar, pasi nuk na kishte ndodhur më parë në këtë sezon. Sulmuesit shënuan, ndaj ishte një mbrëmje pozitive.”

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura