Gabimi i Strakoshës, shikoni reagimin e “Tifozave Kuq e Zi” pas ndeshjes

Oct 12, 2019 | 10:07
SHPËRNDAJE

Shqipëria u mposht mbrëmjen e djeshme nga Turqia me rezultatin minimal 1-0. Një gabim në minutat e fundit të portierit Thomas Strakosha, i kushtoi shtrenjtë kuqezinjve të Edi Rejës. Gardiani shqiptar nuk u mor vesh me mbrojtësin Ismajli, duke dal blof, teksa sulmuesi i Turqisë, Tosun, nuk fali me portën e boshatisur.

Strakosha222

Pas ndeshjes Strakosha, e pranoi gabimin e bërë, teksa doli i përlotur nga stadiumi. Gjithsesi portieri kuqezi gëzon respektin e të gjithë tifozëve dhe është një nga futbollistët më cilësorë në ekipin Kombëtar.

Tifozat kue e zi

Menjëherë pas ndeshjes, tifogrupi “Tifozat Kuq e Zi”, i kanë dalë në krah Strakoshës, teksa kanë postuar në faqen e “Facebook”-ut, emrin e tij me një zemër në fund, ç’ka lë të kuptohet se nuk ka zemërim për portierin e Lacios.

 

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura