“Gabim strategjik, dëmton besueshmërinë e BE”- Zbardhet rezoluta e PE për negociatat: Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut i kanë plotësuar kërkesat

Oct 24, 2019 | 19:05
SHPËRNDAJE

Është zbardhur Rezoluta e Parlamentit Europian, për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, për hapjen e negociatave të anëtarësimit me BE.

Në rezolutë theksohet se të dy vendet, Shqipëria dhe Maqedonian e Veriut i kishin plotësuar kërkesat për fillimin e negociatave, ndërsa e konsiderojnë mos hapjen e negociatave “gabim strategjik”.

PARLAMENTI-EUROPIAN-PER-SHQIPERINE-1280x720

Mes të tjerash, Eurodeputetët u kërkojnë vendeve të BE të veprojnë me përgjegjësi ndaj Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut dhe të marrin një vendim unanim pozitiv në mbledhjen e ardhshme

Rezoluta:

Në një rezolutë të miratuar të enjten, Parlamenti Evropian thekson se të dy vendet plotësojnë kërkesat për të filluar negociatat.

Parlamenti shpreh zhgënjim të thellë për dështimin për të rënë dakord për hapjen e bisedimeve të pranimit në BE me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut në samitin e BE në 17-18 tetor.

Eurodeputetët shprehen keqardhje për veprimin e Francës, Danimarkës dhe Hollandës për të bllokuar vendimin dhe thonë se Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut kanë bërë përpjekje të konsiderueshme gjatë viteve të fundit dhe plotësojnë kriteret e BE për të filluar bisedimet e anëtarësimit.

Duke vlerësuar përpjekjet e Maqedonisë së Veriut për të zgjidhur çështje të vështira bilaterale me vendet e saj fqinje, eurodeputetët gjithashtu mirëpresin reformat e fundit të gjyqësorit në Shqipëri.

Një gabim strategjik

Parlamenti thekson se “mosmarrja e vendimit” nga drejtuesit e BE-së është një gabim strategjik, i cili dëmton besueshmërinë e BE-së dhe dërgon një mesazh negativ për vendet e tjera të mundshme kandidate. Mund të lejojë gjithashtu që aktorët e tjerë të huaj – veprimtaria e të cilëve mund të mos jetë në përputhje me vlerat dhe interesat e BE-së – të angazhohen më ngushtë me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, shtojnë eurodeputetët.

Një reformë e procesit të zgjerimit, e mbrojtur nga disa vende, nuk duhet të pengojë Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, të cilat tashmë plotësojnë kërkesat për t’u vlerësuar në bazë të meritave të tyre dhe kritereve objektive, dhe jo të gjykohen nga agjendat politike të brendshme në vendet e tjera, thuhet në tekst .

 

Koha për hapjen e negociatave është tani

Eurodeputetët u kërkojnë vendeve të BE të veprojnë me përgjegjësi ndaj Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut dhe të marrin një vendim unanim pozitiv në mbledhjen e ardhshme. Parlamenti duhet të rrisë aktivitetet e tij të mbështetjes së demokracisë për të siguruar që parlamentet kombëtarë në Ballkanin Perëndimor të luajnë rolin e tyre si motorë për reformën demokratike, shtojnë ata.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura