Fyerje mes Berishës e Ballës në Kuvend: ‘Përdhunues, hajdut, vrasës’

Nov 27, 2015 | 9:20
SHPËRNDAJE

Diskutimet mbi projektligjin për dekriminalizimin në Kuvendin e Shqipërisë janë shoqëruar me replika të ashpra dhe fyerje mes deputetëve të pozitës dhe opozitës.

Fotomontazh, Berisha dhe Balla ne Kuvend
Fotomontazh, Berisha dhe Balla ne Kuvend

Debate të nxehta mbrëmjen e së enjtes pati mes deputetit të PS-së, Taulant Balla dhe ish-kryeministrit, Sali Berisha.

Situata u tensionua kur Balla i përmendi Berishës djalin për lidhje sipas tij në disa veprimtari kriminale, ndërsa në replikë me të, ish-kryeministri iu drejtua deputetit socialist me fjalët “përdhunues”, “trafikant”, “mashtrues” etj.

Pjesë nga debatet mes Berishës dhe Ballës në Kuvend:

Berisha: …Një delinkuent që ka paguar me shoferin e tij euro për të mbyllur gojën e denoncueses. Mbrohet (Rama) këtu nga çakej (i drejtohet Ballës) që lehin për të cilën drejtësia shqiptare për gjuhën e horrit i ka vënë damkën e shpifësit dhe jo njëherë, por disa herë…

Mbrohet këtu nga hora që kanë lënë nga 25 mijë euro në një dorë bixhoz. Mbrohet nga ata të cilët me parcelat e drogës po ndërtojnë parajsën e tyre; mbrohet nga ata të cilët i ka transportuar me makinë trafikantët kryesor të dogës… emri i tij është çakall që leh; mbrohet nga ata të cilët klani Hoxha, një nga klanet e drogës, që edhe pas goditjes që mori në Itali, instaloi njerëzit e tij në policinë e Librazhdit.

Por këta janë ushtarë, balozi i krimit është Edi Rama. Është ai që ndërtoi këtu institucionin suprem, krimin. Opozita korr sot një fitore pas një beteje njëvjeçare, më të vështirën. Beteja krimin është beteja me djajtë, por opozita këtë do ta bëjë dhe ky është hapi i parë…

Ata të cilët nxorrën këtu hanxharët e krimit, ikën. Ata ishin një pjesë, të tjerë do ikin. Ju jeni të mundur nga forca e antikrimit e qytetarëve shqiptar, nga vlerat morale.

Ju jeni bushër, frrokër, jeni shullazër, jeni xhuvanër, jeni parti krimi; jeni kriminelë, sepse i keni strehuar ata dhe mbani Parlamentin një vit rresht në avokati të tyre.

Dhe keni pafytyrësi të dilni këtu. Sa herë të kanë kapur makinën në momente trafiku… të kanë regjistruar me Qosen në Maqedoni (Ballës).

Reagon Sadri Abazi…

Berisha: Edhe ti nuk je pa lidhje…

Balla: E kam për nder që bashkë me Bylykbashin e kemi firmosur këtë projektligj, por nuk jam shumë i kënaqur se problemin më të madh nuk e zgjidh ky ligj. Ti je një vrasës që nuk je ndëshkuar, një hajdut që nuk je ndëshkuar (Berishës).

Ti je një njeri që e keqpërdorur këtë foltore për fyerje dhe balte. Mëkati im i vetëm është që kam të njëjtën moshë me birin tënd dhe të gjitha veset e të birit tënd ia atribuon të tjerëve… se lë biri yt lekët në bixhoz… ky është problemi yt Sali.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura