Futja e shqiptarëve në ambasada, Basha: Të bashkohemi, të largojmë regjimin kriminal

Jul 2, 2016 | 10:43
SHPËRNDAJE
Kreu i PD-së, Lulzim Basha, duke kujtuar 2 korrikun e ambasadave, ditën kur 26 vite më parë shqiptarët thyen gardhet dhe u futën në ambasadat e huaja, nënvizon se edhe sot, shqiptarët për faj të qeverisjes janë prapë me sytë nga emigrimi.
Foto e postuar nga Basha
Foto e postuar nga Basha
Në një postim në rrjetin social FB, Basha fton shqiptarët që njësoj si 26 vite më parë të bëhen bashkë për të rrëzuar regjimin kriminal dhe për t’i kthyer shqiptarëve shpresën e humbur.
Postimi i Bashës
Si sot 26 vite më parë shqiptarët thyen hekurat e izolimit dhe u futën nëpër ambasada, me shpresën e një jete më të mirë, më të denjë për vete dhe fëmijët e tyre.
Fatkeqësisht ndërsa përkujtojmë këtë moment të rëndësishëm të kthesës historike që mori vendi ynë, shqiptarët janë serish me sytë drejt emigrimit.
100 mijë shqiptarë kanë kërkuar azil në Gjermani, Holandë, Suedi e vende të tjera të Bashkimit Europian, 200 mijë shqiptarë kanë aplikuar për Lotarinë Amerikane.
Varfëria, papunësia, pasiguria, dhuna dhe terrori qeveritar janë arsyet e emigrimit të sotëm. Në krye të vendit është qeveria më e korruptuar e 25 viteve demokraci, e lidhur me krimin dhe e mbushur me kriminelë qe ju zhvat shqiptareve 1miliarde euro ne vit.
Por ndryshe nga dje, ne kemi në dorë mjetet demokratike për të bërë ndryshimin që dëshiron shumica dërrmuese e shqiptarëve.
2 korriku eshte nje thirrje qe të bashkohemi ashtu si 26 vite më parë për të larguar këtë regjim kriminal e të korruptuar e për t’u kthyer shqiptarëve shpresën e humbur.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura