“Rama, fute në Parlament Reformën, të hapësh epokën e re në Shqipëri”

May 24, 2016 | 18:44
SHPËRNDAJE

Për avokatin e njohur Spartak Ngjela, reforma në drejtësi është thelbësore dhe kryeministri Edi Rama duhet ta fuës atë në parlament që sipas Ngjelës të hapë epokën e re në Shqipëri.

STATUSI I NGJELES:

Fuqia përballë drejtësisë së një populli është nul

Pse tremben të “fuqishmit “?
Nuk ka më kohë për zvarritje. Reforma në Drejtësi do hyjë në Parlament. Rama hesht. A ështe i konverguar në pikën amerikano-gjerame për Reformën, kryeministri shqiptar?
Kjo do duket këto ditë.

ngjelaReforma duhet të hyjë në Parlament. Kur të vijë kjo pikë, si mendoni ju se shqiptarët nuk do të dalin masivisht të protestojnë me qindra mjira për të mbushur rruget e Tiranës në kërkimin me forcë të fatit të tyre perëndimor? Të gjithë do dalin. Mendoj se janë në organizim.

Rinia dhe të gjithe shqiptaret duhet t’i përgjigjen historisë së re shqiptare për ndëshkimin e abuzimit, krimit dhe korrupsionit shtetëror në Shqipëri. Ky është shpëtimi i saj historik. Nuk kanë forcë Berisha-Meta për të ndaluar Reformën.

Patllaket e tyre i kanë gjilperat të bllokuara. Nuk do t’iu përgjigjen deputetët. Pse? Sepse Parlamenti pritet të ketë përballë dy trysni të medha: presionin popullor dhe përkrahjen e kësaj fryme popullore nga ambasadorët autoritarë në Tiranë.

Po kryeministri shqiptar?

Nuk leviz dot. Shteti nuk ka parà. Qeveria shqiptare është nën presionin e embargos. Nuk qëndron dot asnjë forcë politike më në qeverisje po të mos bëjë Reformën në Drejtësi. Asnjë! Fute Rama në Parlament Reformën të hapësh epokën e re në Shqipëri. Nuk ka Rilindje. Ky është koncept abstrakt dhe poetik: ka Reformë Sir! Dhe këtë e kanë marrë në dorë ata që i kanë me vete 95 përqind të shqiptarëve. Kjo është forca dyfishe: Reforma fshin Saliun dhe taborin e tij nga skena politike, dhe vendos drejtësinë në Shqipëri.
Shqiptarët e dinë tani se, jo vetëm që do t’ua përsërisin mbështetjen e tyre autoritetet ndekombëtare aleatë…por ata e kanë kuptuar edhe vetë nga sjellja e çthurrur mendërisht e Saliut, që përditë e më shumë po i ngjan atij njeriut që e ka zënë haka e popullit që po vuan nga ligësia e tij kundrejt shvillimit modern të Shqipërisë.
Nëse derisa të bëhet mbledhja e Asamblesë Parlamentare e NATO-s në TIRANË, Saliu dhe Meta nuk bashkohen me Reformën amerikano-gjerame, kundër tyre, me doza denoncuese, mund të shihni të dalë edhe vetë zv. Presidenti amerikan që vjen këto ditë.
Kot lodhen pseudo heronjtë shqiptarë të korrupsionit: gjithçka është vendosur…deri në Angli po organizon shqiptarët pro Reformës. ..dhe kudo në Shqipëri. Nuk është pak për shqiptarët sot mbështetja e madhe amerikane kundër krimit dhe korrupsionit në Shqipëri.
Prisni dhe pak. Do shihni shpëtimin dhe shpresën me sytë tuaj.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura