Futbollistin e Kombëtares e përjashtojnë nga ekipi, s’lejohet as në stadium

Aug 28, 2018 | 11:18
SHPËRNDAJE

Situata e disa prej lojtarëve të Kombëtares nuk është aspak pozitive. Si të mos mjaftonte çështja “Mavraj”, me të cilin Hamburg tregoi moskorrektësi dhe u soll keq, është përsëritur edhe me një tjetër mbrojtës. Hysen Memolla përjashtohet nga Hajduk Split, me të cilin ka edhe një vit kontratë.

memolla

SITUATA – Trajneri dhe Drejtori Sportiv i Hajduk Splitit kishin menduar një zgjidhje për kontratat e tre futbollistëve, mes të cilëve edhe për Memollën. Duke qenë ende nën kontratë, por jashtë planeve teknike, drejtuesit kanë kërkuar që lojtarët të pranonin largimin. Mirëpo, të tre lojtarët nuk e kanë bërë diçka të tillë. Kjo ka bërë që stafi drejtues i klubit kroat të marrë një vendim ekstrem: përjashtimin dhe dërgimin e të treve te Hajduk B.

PËRJASHTIMI – Për Hysen Memollën, Marko Futaks dhe Zoran Niziç është vendosur që të dërgohen në skuadrën e Hajdukut B, si dhe që të mos lejohen të futen në dhomat e zhveshjes me skuadrën A apo që të mos lejohen të jenë as në stadium kur ekipi kryen seancat stërvitore. Një masë ekstreme e konfirmuar edhe nga presidenti i klubit.

shqiperia ahmedi memolla

MBROJTËSIT – Momentalisht, Kombëtarja shqiptare ka një situatë aspak të mirë sa i përket lojtarëve të dëmtuar si dhe atyre që janë pa ekip. Krahas Memollës, i cili nuk ka kryer fazë përgatitore me ekipin, edhe Arlind Ajeti, Mërgim Mavraj dhe Naser Aliji janë praktikisht pa skuadër. Një situatë alarmante në prag të Ligës së Kombeve.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura