Futbollisti shqiptar pëson atak kardiak në fushë, shpëton mrekullisht (FOTO)

Jan 11, 2016 | 17:45
SHPËRNDAJE

Një incident i rëndë është shënuar gjatë ndeshjes çerekfinale mes TSV Sasel dhe Meiendorf, ku lojtari me origjinë shqiptare që aktivizohet në Ligën e Gjashtë, Ardian Sejdiu, humbi ndjenjat duke u shtrirë në fushë. Pas incidentit, turneu për kupën Stadtëerke në Ahrensburg u ndërpre.

Futbollisti shqiptar, Ardjan Sejdiu me Mario Gece
Futbollisti shqiptar, Ardian Sejdiu me Mario Gece

Sipas shtypit gjerman, shkruan se 22-vjeçari pësoi një arrest kardiak dhe pas ndihmës që iu dha, gjendja e tij shëndetësore paraqitet e qëndrueshme.

Gazeta gjermane “Bild.de” shkruan se në momentin që lojtari humbi ndjenjat në fushë, pranë tij u gjend Karshten Rishter, asistent trajner i Konkordias. “Kam kaluar 10 vjet si mjek në DRC, kërkohej ndihmë. Nuk ndjeva asnjë impuls, fillova menjëherë me një masazh kardiak”,-ka thënë ai.

Në këtë kohë tifozët u lajmëruan që të linin ambientet për shkak të situatës së krijuar. Ndërsa për pak minuta aty pranë u gjend edhe një ambulancë.

“U duk si një përjetësi, por zemra e tij filloi të rrahë”,-tha gjyqtari i takimit.

Lojtari thuhet se është në terapi intensive dhe gjendja e tij shëndetësore është e qëndrueshme. 22-vjeçari në vitin 2014 ishte pjesë e turneut “Paulaner Traumlf”, ku skuadra e tij u ndesh në një takim miqësor me yjet e Bajernit të Mynihut.

Në këtë ndeshje, Sejdiu ndërroi bluzën me Mario Gëcen dhe foton e postoi në profilin e tij në “Facebook”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura