Futbollisti më i vjetër te Lushnja pas akuzave të koordinatorit: Shou i Çobanit, le të kallëzojë penalisht

Feb 12, 2018 | 20:45
SHPËRNDAJE

Gentian Çela është futbollisti më i vjetër te Lushnja. Fundjavën e kaluar mbushi 37 vjeç dhe në këtë edicion të Kategorisë Superiore është aktivizuar vetëm 4 herë si zëvendë- sues. Edhe ndeshjen e fundit ishte në pankinë, ndërsa nuk mori asnjë minutë. Ai është i pari që reagon pas akuzave të forta për lëshim ndeshjeje nga Artur Çobani. Në një intervistë të dhënë për “Panorama Sport”, ai thekson se koordinatori po bën “shou” dhe se ndeshja u vendos nga shkaqe sportive.

Gentian Cela

Koordinatori Çobani ka akuzuar se lojtarët “veteranë” po bëhen pengesë me qëndrimin në ekip, a mendon Çela që ky është motivi që ekipi nuk funksionon?!

Koordinatori i klubit nuk njeh gjendjen reale të ekipit. Nuk e njeh, sepse ai nuk ka kontakt dhe s’komunikon me skuadrën. Ky person njihet nga grupi vetëm përmes “shou”-t mediatik. Ne me kryetarin kemi pasur kontakt, me nënkryetarin gjithashtu, ndërsa koordinatori nuk ka qenë asnjëherë në dhomën e futbollistëve.

Si lojtari më i vjetër në ekip, më duhet të them që s’më është komunikuar asnjëherë që nuk duhet të vazhdoj të luaj për çfarëdo arsye sportive. Jo vetëm kaq, por kam bërë fazë përgatitore duke përballuar ngarkesat dhe kam qenë i gatshëm. Por janë vendimet e trajnerit dhe jo vetëm tani, por gjatë gjithë karrierës nuk kam ndërhyrë te zgjedhjet e çdo trajneri. Jam përgatitur për të qenë i gatshëm.

Domethënë askush nuk ju ka thënë se ka ardhur koha për t’u larguar…

Jo, askush! Trajneri nuk e paska pasur guximin të ma thotë dhe bën të kundërtën. Kërkon gatishmërinë time, pasi unë ndaj Vllaznisë isha në stol. Ky si koordinator pse nuk erdhi të ma thotë se për të mirën e ekipit, duhet të largohesha. Ndaj po e ritheksoj, këtë gjë nuk ma ka thënë njeri dhe për të mirën e ekipit. Gjithë karrierën time kam sakrifikuar për këtë fanellë dhe nuk do ta shikoja ndonjë sakrificë kaq të madhe që të largohesha për të mirën e ekipit.

Cela Gentian, kapiteni i Lushnjes

Pas dy barazimeve, të gjithë besuan se skuadra po kthehej dhe ishte gati për fitoren, çfarë nuk shkoi me Vllazninë?

Lushnja nuk funksionoi dhe dukej e sforcuar. Skuadra nuk krijoi rrezikshmëri në sajë të lojës, por vetëm me goditjet standarde. Por ishte një lojë e ekuilibruar. Vetëm pas pësimit të golit të parë, ekipi u shthur dhe nuk reagoi më.

Ishte kjo një humbje për shkaqe sportive, pasi ekipi akuzohet për lëshim të qëllimshëm dhe refuzim të një premioje?

Atëherë, le të flasim në fillim për këtë premion. Ekipit nuk i është komunikuar që ka shpërblim. Lidhet direkt me “shou”-n që bën koordinatori Çobani. Asnjë drejtues nuk ka komunikuar asgjë. Megjithatë, nuk ka qenë problemi i premios. Aq më shumë, kjo ndeshje që ishte jetike. Kemi premion që ka miratuar Asambleja e klubit. Kemi fituar me Teutën dhe e kemi marrë. Humbja me Vllazninë erdhi vetëm për shkaqe sportive. Nëse z.Çobani di ndonjë gjë më shumë, diçka konkrete, t’i bëjë publike. Për të gjitha! Në momentin që do t’i bëjë publike, duhet të bëjë kallë- zim penal. Edhe nëse nuk e bën, do të shkoj unë ta bëj një gjë të tillë.

Cobani

Si është pritur trajneri Dedja te Lushnja?

Shumë mirë! I kam thënë vetë trajnerit Dedja që këtu ka një grup lojtarësh që do ta ndjekin dhe vetë trajneri është shprehur i kënaqur me bashkëpunimin tonë.

Një ditë edhe Çelës i duhet të lërë futbollin e luajtur, e keni menduar kur do t’i varni “këpucët në gozhdë”?

Normalisht që edhe unë një ditë do të largohem. Por, sot e shoh veten të aftë për ta ndihmuar ekipin. Jam i gatshëm për të luajtur dhe nuk luaj sepse vendos trajneri. Kjo nuk është mungesë. Te z.Çobani do të rezervoj një “lexim dore” ose “shikim filxhani”, që të kuptoj të ardhmen time dhe të ekipit.

ALBAN ALUSHI

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura