Futbollisti italian: Duhet të isha bërë si Ronaldo, nëse do të isha me bashkëshorten…

Jul 17, 2018 | 21:26
SHPËRNDAJE

Sa herë Antonio Kasano flet, ka diçka të veçantë për të thënë. Kësaj here “shënjestra” e tij ishte Kristiano Ronaldo. Ish-sulmuesi i kombëtares italiane shprehet se do të ishte bërë si portugezi po të kishte vepruar me mend.

Kasano

Që nga gol i tij i parë me Barin kur ishte vetëm 18 vjeç e deri te transferimi te Reali “galaktik” kur ishte 23, kanë kaluar shumë kohë. “Unë kisha diçka të veçantë, padyshim” , e fillon intervistën e tij për “Vanity Fair” Kasano.

kasano inter

“Nëse nuk do të kisha bërë disa veprime që nuk i kanë hije një futbollisti, atëherë do të isha si Ronaldo. Nëse 15 vite më parë do të kisha bashkëshorten time Carolina, me stabilitetin që të japin fëmijët, historia ime në futboll do të kishte pasur të tjera rezultate. Natyra i ka dhuruar një turp mbresëlënës dhe një tru të programuar vetëm për punë. Unë e urreja profesionalizmin dhe tani admiroj Ronaldon që nuk del kurrë nga rreshti. Unë mendoj se në historinë e futbollit do të mbahet mend si një nga më të mirët e të gjitha kohërave.”, shprehet sulmuesi.

kasano toti

Megjithatë ai nuk mund të rri dot pa një “thumb”. “Cristiano është si Nadal, një sportist fantastik, i rritur mbi talentin, por mbi të gjitha me punë rraskapitëse dhe shumë vullnet. Ndërkohë, Federer dhe Leo Messi janë talenta të jashtëzakonshëm, që bëjnë diferencën pa pasur nevojë për shumë stërvitje apo një trup të shkëlqyer. Pak a shumë si isha unë…”, përfundon “FantAntonio”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura