Futbollisti i nxjerr të “palarat” Barcelonës: Më shitën pa dëshirë, më morën me të mira

Sep 3, 2021 | 16:39
SHPËRNDAJE

Emerson Rojal u transferuar tek Totenhem në ditët e fundit të merkatos nga skuadra e Barcelonës për shumën e 30 milionë eurove.

EMERSON ROJAL 1

Edhe pse pritshmëritë për të shpërthyer te Barcelona ishin të mëdha, karriera e Emerson mori një rrjedhë krejt tjetër, dhe fjalët e 22-vjeçarit e tregojnë më së miri këtë gjë. Në një intervistë për gazetën spanjolle ‘Marca’, Emerson u shpreh se Barça e shiti kundër vullnetit të tij te Totenhemi:

“Kur mbërrita isha i sigurt se Barcelona nuk donte të më shiste, por duke parë atë që ndodhi e kuptova se më kishin afruar për të më shitur.

Takova drejtuesit e klubit. Ata filluan të më thonë se situata e klubit nuk ishte e mirë, se po kalonin një kohë të vështirë dhe se ishte më mirë për të ta shisnin.

Unë u përsërita atyre se qëllimi im ishte të qëndroja sepse kisha iluzionin të luaja këtu dhe të kontribuoja për Barcelonën. E dija që nëse do të isha në formën time më të mirë, do të kisha sukses këtu.

Unë jam i zgjuar dhe erdhi një kohë kur kuptova se ata po më thoshin të thonin të largohesha. Ata po më nxirrnin jashtë me fjalë shumë të mira’’, tha Emerson.

PANORAMASPORT.AL

 

© Panorama.al

Te lidhura