Futbollisti i Kombëtares në panik, trajneri konfirmohet me Koronavirus

Mar 13, 2020 | 14:32
SHPËRNDAJE

Është konfirmuar rasti i parë me koronavirus në Bundesligë, ku konkretisht bëhet fjalë për trajnerin e ekipit të Paderbornit, Stivën Baungart.

Gjasula

Ky lajm që vjen nga Bundesliga prek dhe futbollistin e Kombëtares Shqiptare, Klaus Gjasula, i cili aktivizohet në mesfushën e Padërbornit.

stiven

Koronavirusi tashmë po prek të gjithë kampionatet pak nga pak, por pavarësisht këtij fakti Federata Gjermane kishte vendosur të luante ndeshjet dhe këtë fundjavë, për t’i ndalur më pas deri datë 2 prill.

Gjithësesi me këtë zhvillim të fundit, pritet një vendim për mbajtjen ose jo të ndeshjeve të kësaj fundjave dhe në Bundesligë.

 

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura