Futbollisti i Kombëtares kalon në Serinë A, zbulohet paga e Gjimshitit

Jan 18, 2016 | 15:05
SHPËRNDAJE

Mbrojtësi kuqezi pasi ka kryer vizitat mjekësore në Bergamo ka firëmosur me ekipin e Bergamos.

GjimshitiLajmi është bërë i ditur përmes sajtit zyrtar të skuadrës italiane. Gjimshiti do të mbajë fanellën me numër 55, ndërkohë që klubi nuk ka treguar detaje të tjera për transferimin e lojtarit. Por sipas shtypit italian flitet që ka nënshkruar një kontratë 3.5 vite për një shumë 250 mijë euro në sezon.

“Lindur në Zyrih më 19 shkurt 1993, Gjimshiti është rritur te ekipet e moshave të FC Zyrihut, duke debutuar në vitin 2011 në skuadrën e parë. Në SuperLigën zvicerane ka luajtur 110 ndeshje, duke shënuar 5 gola. Përveç kësaj, me FC Zyrihun ka luajtur edhe 11 ndeshje dhe ka shënuar një gol në Europa League”.

LAJMIN E PLOTE MUND TA LEXONI KETU!

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura