Futbollisti i Barcelonës i habit të gjithë: Unë bëra faull, por arbitri nuk e dha penallti

Mar 10, 2017 | 10:25
SHPËRNDAJE

Pas kualifikimit heroik në shtëpi, për futbollistët e Barcelonës lejohet edhe pak sinqeritet. I tillë ka qenë edhe Havier Maskerano kur ka folur pas ndeshjes, e cila përfundoi me rezultatin 6-1. Mbrojtësi ishte protagonist në një dyluftim me Di Marian brenda zonës në pjesën e dytë dhe francezët pretenduan për faull, duke kërkuar penallti.

maskerano di maria

I pyetur mbi atë moment, lojtari i katalanasve tha: “Po, e preka. Mund të them që isha një faull, pasi e pengova. Nuk kam se çfarë të them më tepër”. Një aprovim se pretendimi i PSG-së që duhet të akordohej 11-metërsh ishte i drejtë. Në fakt, ai rast mund të ndryshonte totalisht fatin e kualifikueseve, pasi rezultatin ishte 3-1 dhe nëse miqtë do të realizonin për herë të dytë, atëherë spanjollëve u duheshin edhe katër gola, kur kishin mbetur më pak se 20 minuta në dispozicion.

Gjithsesi, Maskerano foli edhe për paraqitjen e skuadrës: “Kemi realizuar diçka të pabesueshme dhe merita është e faktit që nuk u dorëzuam. Besuam deri në fund. Tre golat ishin aq të shpejtë sa e patëm edhe të vështirë të kuptonim çfarë po ndodhte. Pa diskutim që tifozët na frymëzuan më tepër.

Gjatë karrierës kam qenë pjesë e disa ndeshjeve me emocione të forta, por kjo i tejkalon të gjitha”, u shpreh 32-vjeçari. Pak ditë më parë ai premtoi se nuk do tërhiqet te Barça, por do të rikthehet në Argjentinë me River Plejtin dhe kjo mund të realizohet që në fund të këtij edicioni.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura