Futbollisti Andreas Iniesta është paguar për postimet e tij në “Twitter”? Ja çfarë zbuloi “Binance”

Nov 27, 2021 | 22:52
SHPËRNDAJE

Rregullatori i tregut Spanjoll qortoi profilin e lartë e futbollisitit nëpërmjet “Tweet”, për shkak të platformës “Crypto”.

https___d1e00ek4ebabms.cloudfront.net_production_ea94fb5b-85db-42f1-8103-9f5574a376a4 (1)

Futbollisti Andres Iniesta, është paguar nga “Binance” nga postimi promovues në  “Tweet” që solli një reagim të ashpër nga rregullatori financiar spanjoll. Por marrëveshja nuk u zbulua për shkak të një “keqkuptimi”, tha shkëmbimi i Kriptove.

“Tweet-i” nga Iniesta ishte një nga katër postimet e lojtarëve të shquar të futbollit që “Binance” tha se sponsorizoi si “pjesë e një fushatë ndikuese”.  Komisioni Kombëtar i  Tregut të Letrave me Vlerë të Spanjës, iu përgjigj postimit të yllit të Kupës së Botës në fillim të kësaj jave në “Twitter” për t’i treguar atij se “Kriptokraset”, si produkte të parregulluara, kanë disa rreziqe”.

Mbikqyrësi financiar i Spanjës është një nga disa rregullatorë kombëtarë që kanë shprehur shqetësimin për personat e famshëm dhe ndikuesit që promovojnë asete dixhitalë me rrezik të lartë në mëdiat sociale.

“Ajo që ne po u themi ndikuesve, personave të famshëm dhe gjithë të tjerëve është: ‘Ju lutemi kini kujdes, po rekomandoni në këmbim të parave, investime në produkte të paligjshme që kanë rreziqe shtesë për publikun’,” tha rregullatori spanjoll. Në përgjigje të një pyetjeje nga “Financial Times” në lidhje me postimin e saj në ‘Twitter”, drejtuar Iniestës.

“Binance” tha se në përgjithësi synon që të gjitha postimet e sponsorizuara të zbulohen. “Postimi nuk u shënua ‘#Ad’ për shkak të një keqkuptimi midis “Binance” dhe ekipit,” tha ai.

Suarez zbuloi “partneritetin e paguar” në një postim në Instagram, ndërsa Rodríguez dhe Iniesta nuk i referoheshin marrëveshjes së sponsorizimit në postimet e tyre në rrjetin e ndarjes së imazheve në pronësi të “Meta”.

https___d1e00ek4ebabms.cloudfront.net_production_1f65d7a5-ddb0-4ce5-9664-e467ad2ef0d5

Iniesta nuk pranoi të komentojë. Gjithashtu dhe futbollistët e tjërë nuk iu përgjigjën kërkesave për koment.

Postimet nga katër yjet e sportit, të cilët së bashku kanë 64 milionë ndjekës në “Twitter”, vijnë në një kohë kur rregullatorët dhe grupet e konsumatorëve janë  gjithnjë e më të shqetësuar për nivelin e transparencës të ofruar nga ndikuesit në marrëdhëniet e tyre tregtare.

Aleanca Evropiane e Standardeve të Reklamimit, e cila këshillon industrinë e reklamave për vetërregullimin, thotë në “rekomandimin e saj të praktikës më të mirë për marketingun me ndikim” se sigurimi i postimeve komerciale të jenë të njohura “është një gur themeli i reklamimit të përgjegjshëm”.

Autoriteti i Standardeve të Reklamimit në Mbretërinë e Bashkuar lëshoi një paralajmërim për influencuesit në përgjithësi në Mars, pasi gjeti “të papranueshme” dhe “dështim të përhapur për të zbuluar reklamat” sipas rregullave kombëtare.

Mbikëqyrësit kanë shprehur gjithashtu shqetësime për përhapjen e përmbajtjes në internet që promovon investime të rrezikshme dhe ide tregtare gjatë pandemisë.

Nikhil Rathi, shefi ekzekutiv i Autoritetit të Sjelljes Financiare, në një fjalim këtë verë tha se “ndikuesit e papërgjegjshëm të mediave sociale” luajtën një rol në inkurajimin e investimeve me rrezik të lartë si kripto dhe bastet spekulative të aksioneve, veçanërisht midis investitorëve të rinj.

Anthony Morroë, bashkëthemelues i grupit të këshillave financiare “Open Money”, tha se për klientët pa burim tjetër, këshillimi financiar, kthimi në media sociale ishte si  “Perëndimi i Egër i investimeve”.

Hulumtimi nga platforma e investimeve “Hargreaves Lansdoën” zbuloi se shumica e tregtarëve të moshës nga 18 deri në 34 vjeç përdori mediat sociale për të investuar ide.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura