Futbolliste e suksesshme, prestigjozia britanike sjell historinë e refugjates shqiptare

Oct 15, 2018 | 14:38
SHPËRNDAJE

Kanë qenë shumë shqiptarë të Kosovës që gjatë luftës u larguan nga vendi për një jetë më të mirë. Disa prej tyre patur karrierë dhe një prej tyre është Elizabeta Ejupi. Ajo zgjodhi të ishte futbolliste dhe sot luan për ekipin Çarlton.

ejupi

Ajo ka shkuar në moshën 3 vjeçare në Londër, së bashku me prindërit dhe vëllain e madh. “Kishte masakra, vrasje dhe na duhej të iknim për të shpëtuar”, është shprehur Ejupi për “Telegraph”, e cila i ka kushtuar vëmendje historisë së saj.

“Prindërit duhet të linin gjithçka. Kushërinjtë dhe xhaxhallarët shkuan në Zvicër. Ju mund ti gjeni kudo shqiptarët për shkak të kësaj lufte. Kur u larguam mendova se po shkonim për pushume jashtë vendit. Ende i kujtojmë rrënjët dhe kulturën tonë. Nuk kemi thënë asnjëherë se do ta harrojmë” është shprehur 24 vjeçarja.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura