Toni Bler, ish-kryeministri i Anglisë, pritet të jetë presidenti i ardhshëm i “Premier Ligës”. Lajmin e raporton “Daily Mail”.
Bler ka qenë për 10 vite kreu i ekzekutivit në Angli. Ai më parë ka bërë të ditur se mbështet klubin e Njukasëllit, megjithëse futbolli nuk është në pasionet e tij. Klubet angleze kanë besim te figura e tij dhe kërkojnë që të jetë ai në krye të ligës. Një emër tjetër që qarkullon është Gavin Peterson dhe Barnej Francis.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al