FUTBOLL 8X8/ Shorti i Urban Cup, Prestige në grup me kundërshtarë nga Bullgaria (TABELA E PLOTË)

Jun 24, 2022 | 10:14
SHPËRNDAJE

PanoramaSport.al/ Prestige MFC ka njohur kundërshtarët me të cilët do të përballet në Urban Cup, kompeticion i futbollit me 8 lojtarë, që do të mbahet në Sofje të Bullgarisë nga data 30 qershor deri më 3 korrik.

PRESTIGEPrestige, gjatë fazës përgatitore për turneun Urban Cup

Shorti i hedhur ditën e djeshme e ka vendosur Prestige në Grupin A, ku përballë do të ketë ekipet bullgare Tera Trak, DXC dhe Trakiec.  Jo të gjitha janë skuadra të panjohura për Prestige, pasi kundër Tera Trak regjistron një precedent një vit më parë në Champions.  Asokohe Prestige fitonte me rezultatin e pastër 2-0, takim që u zhvillua në Rimini.

Ndërsa për kundërshtarët e tjerë informacioni është i pakët, megjithatë Prestige vjen edhe në këtë kompeticion si gjithmonë me shumë ambicie dhe me qëllimin e vetëm për të fituar.

Për sa i përket Urban Cup, bëhet fjalë për një turne futbolli me pjesëmarrje të ekipeve nga shtete të ndryshme të Europës.

Loja luhet në fusha me përmasa 60×40 metra dhe me nga dy pjesë nga 25 minuta. Fillimisht do të jetë radha e fazës së grupeve, për të kaluar më pas në “play off”.

Kujtojmë se Prestige është skuadra më e suksesshme e Shqipërisë në kompteticionet ndërkombëtare të futbollit amator, ku për t’u veçuar është arritja deri në gjysmëfinalet e Championsit.

Ndërsa disa nga arritjet e Prestige në nivel kombëtar janë tre titujt kampion në futbollin me 6 lojtarë në edicionet 2017-2018, 2018- 2019 dhe 2020-2021.

Fitues i Sunday League në futbollin me 9 lojtarë për sezonin 2019-2020 apo fitues i FSHF Cup në edicionin e fundit 2021-2022.

Një ekip lider që ka pasur një rol shumë të rëndësishëm në zhvillimin e futbollit amator në vendin tonë, duke qenë model dhe pikë referimi për shumë skuadra.

PR

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura