‘Fut e bjer’ në mes të lokalit, gruaja ‘zhdëp në dru’ burrin, dëshmitari tregon arsyen (video)

Feb 7, 2020 | 15:31
SHPËRNDAJE

gruaja1

Një grua dhunon dhe rreh me shpulla një burrë në ambientet e brendshme të një lokali dhe këto pamje janë duke qarkulluar në rrjetet sociale. Qytetari që ka filmuar skenën shprehet se gruaja ka gjetur të dehur burrin e saj në lokal.

Pasi mësoi që ai ishte “tapë”, gruaja nisi ta godasë disa herë me shpulla në fytyrë.
Ndonëse në lokal burri ndodhej me të njohurit e tij, kjo gjë s’e ka ndalur gruan që ta “zhdëpë në dru”, raporton JOQ.

Siç shihet dhe në video, burri nuk ka bërë asnjë reagim, ndërsa disa nga personat e pranishëm në lokal kanë nisur të qeshin nga skena e pazakontë.

pjimage (95)

Videoja është filmuar në një lokal në qytetin e Burrelit.

Mesazhi i plotë: Pershendetje JOQ! Kjo video eshte bere ne qytetin e Burrelit para 2 ditesh. Burri ishte dehur dhe po pinte kafe dhe gruaja kur e shikoi filloi ta rrihte”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura