“Fushë me lule Shqipëria”, Rama i kthehet Linës: Mirë ty të ka bërë lule nëna, po…

Nov 10, 2017 | 12:11
SHPËRNDAJE

Pas debatit virtual mes kryeministrit Rama dhe kryedemokratit Lulzim Basha në rrjetet sociale, kanë vërshuar komentet në faqen e kryeministrit.

rama fb

Disa komentues i kujtojnë se Shqipëria nuk është ajo e FB që prezanton Rama, të tjerë i kërkojnë të japë dorëheqjen.

Ja replikat

Komentuesja: Une jam shqiptare nga Kosova edhe kudo prezentohem vetem si shqiptare.Ndjej dhembje ne shpirte per popullin shqiptare sa jane duke vuajtur ne nje vend aq te bukur por te shkaterruar nga vete bijte e shqipes me droge e korrupcion Mblidheni forcat e arsyes e shpetoni Shqiperine nga ky tmerr i madhe qe po ndodhe. Si eshte Shqiperia ashtu do vuajn shqiptaret jashte saje.

Rama: Mos shiko shume televizor dhe mos ngaterro vuajtjet e kazanit me hallet e me problemet reale te popullit, se nuk kane lidhje me njera-tjetren! Shqiperia eshte sot me e mire se dje dhe ne do te punojme dite-nate qe te behet neser me e mire se sot. Te tjerat jane dokrra hini

Komentuesja: Mos shiko shume televizor, ndiq KM ne fb se fushe me lule eshte Shqiperia

Rama: Lina Muçmata po ja per shembull aty ku ke dale ti ne fotografi ishte fushe me ferra dhe tani eshte fushe bukur e paster ku ti dukesh vertet lule ? Mire ty te ka bere lule nena, po fushen kush e pastroi apo u pastrua vete

rama1

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura