Fushë-Krujë, bie në gropën e gelqeres të mbushur me ujë, vdes 7-vjeçari

Mar 24, 2015 | 16:18
SHPËRNDAJE

Një fëmijë 7 vjeç ka humbur sot jetën tragjikisht, duke u mbytur në gropën e gëlqerës që ndodhej në oborrin e banesës së tij.

Autoambulancë, foto ilustruese

Burime policore i thanë “Panorama Online” se fëmija E.Teta, i seksit mashkull, po luante në oborrin e banesës kur aksidentalisht ka rënë në gropën e gelqeres. Kjo e fundit ishte e mbushur me ujë si pasojë e reshjeve të rëna gjatë mbrëmjes së djeshme.

Bëhet me dije se familjarët e 7-vjeçarit kanë qenë brenda banesës kur ka ndodhur ngjarja, por nuk kanë dalë në oborr fëmija kishte ndërruar jetë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura