VIDEO- Fushata zgjedhore në pandemi/ Rama: Rregulla loje të njëjta për të gjithë! Palët të mos jenë të kufizuara deri në pikën që…

Feb 23, 2021 | 11:50
SHPËRNDAJE

Një ditë më parë kreu i qeverisë i shtriu dorën opozitës për të diskutuar për mënyrën si do të organizohet fushata zgjedhore në kohën e pandemisë.

Sot gjatë një bashkëbisedimi me gazetarët, Rama tha se po presin sugjerime nga Komiteti i Ekspertëve dhe më pas do të vendosin rregullat e lojës që të jenë të njëjta për të gjitha forcat politike që garojnë.

“Po presim një sugjerim nga ekspertët dhe pastaj do të bëjmë tentativën që të merremi vesh me palët e tjera për të pasur rregulla loje të qarta, të njëjta në funksion të mbrojtjes së shëndetit dhe për të rënë dakord që sesi duke mbrojtur shëndetin palët që garojnë të mos jenë të kufizuara deri në pikën që mos të bëjnë një aktivitet zgjedhor, le të themi normal brenda normalitetit të ri”, u shpreh Rama.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura