“Fushata po ecën me hapa të shpejtë”- Ministrja Manastirliu tregon sa qytetarë janë vaksinuar ditën e sotme

Apr 3, 2021 | 20:49
SHPËRNDAJE

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu ka publikuar shifrat ditore, të të vaksinuarve kundër koronavirusit.

manastirliu vaksina

Manastirliu tregon se sot janë kryer 13 010 vaksinime, duke shtuar se nga fillimi i fushatës “Shqipëria buzëqesh” janë vaksinuar në total, 185 496 qytetarë.

Sipas ministres, fushata e vaksinimit “Shqipëria buzëqesh”  po ecën me hapa të shpejta dhe të sigurta.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura