Fushata kundër informalitetit, Cani: Inventar fizik çdo biznesi, ndëshkim tatimorëve që favorizojnë korrupsionin

Aug 22, 2015 | 13:18
SHPËRNDAJE

“Jo vetem mase per biznesin, por edhe ndeshkim të madh për punonjësit e tatimeve dhe doganave që mbështesin informalitetin”. Kështu e ka quajtur kreu i Financave, Shkëlqim Cani fushatën e qeverisë për luftën ndaj informalitetit që nis në muajin shtator.

cani

Ai ka sqaruar se fushatë ka për qëllim të luftojë shifrën prej 50% të informalitetit sot në vend.

“Në fokus të aksionit janë bizneset e mëdha, si ato të karburanteve dhe duhanit. Fushata kundër informalitetit është një proces kompleks që duke u munduar t’i gjejmë kohën e duhur secilit nga faktorët…Deri tani janë kontaktusr 45 mijë biznese aktive..shifrat mund të lëvizin por rëndësi ka që ne e kemi konkluzionin. Sot 1/3 e biznesit është e pafiskalizuar, ka probleme, po të përfshijmë dhe pjesën e mos lëshimit të kuponin informaliteti kap shifrën e 50%”- tha Cani.

Sipas Canit, vetëdeklarimi është baza e këtij aksioni, që ndryshon nga ai i energjisë.

“Ne kemi zhvilluar takime me biznesin, pjesë e kësaj strategjie do të jetë edhe policia e rendit dhe ajo e krimit financiar. Kjo reformë fokusohet tek të gjitha bizneset por epiqendër është biznesi i madh, nuk do lëmë jashtë pjesë të tjera të biznesit. Kontabilistët apo audituesit e bizneseve, ata që hartojnë bilancet, bilancet e dyfishta, që sigurisht e kanë një burim, janë edhe ndërmjetësit edhe ata objekt i kontrollit”- tha Cani

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura