Fushata elektorale nis më 22 Maj, KQZ apel partive politike: Ndalni fushatën, do gjobiteni

May 5, 2015 | 11:49
SHPËRNDAJE

Fushata elektorale për zgjedhjet lokale të 21 qershorit, sipas Komisionit Qendror Zgjedhor dueht të fillojë më 22 maj. Por edhe pse kjo date vendoset nga nje institucion zyrtar, duket qarte se ky afat nuk respektohet, pasi kandidatet e kane nisur me kohe fushaten e tyre.

Lefterije Lleshi

Per kete, kryetarja e KQZ, Lefterie Luzi i ka bërë thirrje partive politike që të ndërpresin fushatën elektorale te cilen e kanë filluar para afatit.

Pasi sipas saj, në të kundërt do të merren masa.

Kryetarja Luzi tha se në bazë të Kodit Elektoral do të vendosen sanksione për të gjitha ato forca politike që shkelin parimet e fushatës.

Kodi Elektoral parashikon gjobë për të gjitha ato parti që shkelin afatet, dhe bëjnë fushatë elektorale ndryshe nga sa parashikohet në Kod.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura