“Furtunë” në policinë e shtetit, zbulohen ndryshimet në kupolën drejtuese (Emrat)

Apr 19, 2018 | 9:26
SHPËRNDAJE

Policia e Shteti është përfshirë nga një sërë ndryshimesh ditën e sotme. Mësohet se Drejtori i i përgjithshëm Ardi Veliu, ka firmosur dirsa lëvizje të tjera pas ndryshimeve që bëri pas ardhjes së tij në krye të uniformave blu.

Sipas informacioneve mësohet se  Artion Duka, i cili ka qenë shefi i Komisariatit Nr.1, do të emërohet Drejtor i Policisë së Beratit.

policia

Sokol Sejfollari është emëruar këshilltar pranë drejtuesve të policisë së Shtetit. Më parë Sejfollari mbante postin e shefit të Antidrogës, post i cili tashme ka mbetur bosh.

Ndërsa Fran Rica emërohet shef i seksionit të krimit ekonomik në Policinë e Shtetit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura