“Furtunë” në familjen mbretërore, pas largimit të Princ Harryt dhe Meghan Marke …

Feb 11, 2020 | 14:13
SHPËRNDAJE

Një tjetër “furtunë” ka përfshirë familjen mbretërore pas largimit të Meghan Markle dhe Princ Harry-t.

Nipi i Mbretëreshës, Peter Phillips dhe bashkëshortja e tij Autumn kanë njoftuar se do të divorcohen.

Në një deklaratë ata thanë se vendimi për tu ndarë ishte veprimi më i mirë për dy fëmijët e tyre si edhe për miqësinë në vazhdim.

Phillips dhe Autumn do të ndajë së bashku kujdestarinë e fëmijëve, Savannah, 9-vjeç dhe Islas, 7-vjeç.

Të dyja familjet raportohet se janë trishtuar nga vendimi por që e mbështesin plotësisht bashkëprindërimin e tyre.

Çifti i treguan Mbretëreshës dhe anëtarëve të tjerë të familjes për ndarjen e tyre vitin e kaluar.

42-vjeçari është djali i Princeshës Anne dhe bashkëshortit të saj Mark Phillips.

Ai është nipi më i madh i Mbretëreshës dhe Dukës së Edinburgut.

“Vendimi për divorc dhe ndarje të kujdestarisë erdhi pas shumë muajsh diskutimesh dhe megjithëse trishtuese, është miqësore,”- thuhet në deklaratë.

Ndërsa më pas u shtua: “Peter dhe Autumn kanë kërkuar privatësi për fëmijët e tyre ndërsa familja vazhdon të përshtatet me këtë ndryshim.”

Phillips takoi 41-vjeçaren kanadeze në Canadian Grand Prix në  Montreal në vitin 2003 ndërsa punonte me ekipin Williams të Formula 1.

Ata u martuan në vitin 2008 në Saint George’s Chapel në Windsor Castle, ku u bë edhe dasma e Meghan Markle dhe Princ Harry-t do të zhvillohej dhjetë vjet më vonë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura