Furtunë edhe tek Teuta, shkarkohet Bledi Shkëmbi

Dec 14, 2019 | 20:04
SHPËRNDAJE

Humbja ndaj Kukësit me rezultatin 4-0 ka rezultuar fatale për trajnerin e Teutës, Bledi Shkëmbi. Korçari nuk do të jetë më në stolin e “Djemve të Detit”. 

shkembi

Lajmi konfirmohet nga vetë klubi durrsak nëpërmjet një njoftimi në faqen zyrtare, ku thuhet se palët kanë shkëputur marrëveshjen me trajnerin Shkëmbi, duke e falenderuar për kontributin e dhënë. Kujtojmë që 40-vjeçari ishte pjesë e Teutës prej 2 sezonesh.

 

NJOFTIMI I KLUBIT:

Zyrtare: Bledi Shkëmbi nuk do të jetë më trajner i Teutës. Klubi i futbollit Teuta njofton se ka shkëputur marrëveshjen me tranjerin Bledi Shkëmbi. Falenderojmë tranjerin në fjalë për kontributin e dhënë gjatë kohës që ishte pjesë e jona. Ne i urojmë Shkëmbit suksese në jetë dhe në karrierë. ©KF Teuta!

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura