“Furtuna” në spitalin e Shkodrës, reagon sindikata e shëndetësisë: Kërkojmë lirimin e mjekëve

Sep 21, 2018 | 12:36
SHPËRNDAJE

Ish-drejtori i Spitalit Rajonal të Shkodrës si dhe 7 mjekë dy ditë më parë u arrestuan pas një hetimi 2-mujor të Prokurorisë së Shkodrës. Ata akuzohen se kanë shpërdoruar detyrën, duke blerë ilaçe dhe medikamente mjekësore jashtë kritereve dhe kapacitetit të spitalit.1501505569jeku-shkoder-1

Për këtë ngjarje ka reaguar edhe kreu i urdherit te i fermiereve ne Shkoder Imir Hoxha dhe kreu i sindikates se shendetesise Paolo Kaceri.

“Kerkojne lirimin e mjekeve dhe infermiereve te arrestuar si nje akt aspak i drejte nga ana e prokurorise dhe gjykates. Ata nuk jane kriminele por njerez te cilet i kane sherbyer spitalit dhe qytetareve ndaj eshte i pakuptimte dhe aspak normal arrestimi i tyre”, u shpreh ai.454545

Ai gjithashtu deklaroi se kjo menyre presioni ndaj mjekeve dhe infermiereve eshte nje shtyse me shume qe ata te largohen nga Shqiperia.


View this post on Instagram

“Furtuna” në spitalin e Shkodrës, reagon sindikata e shëndetësisë: Kërkojmë lirimin e mjekëve

A post shared by Panorama (@gazeta_panorama_online) on

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura