‘Furtuna’ në Hipoteka, ministrja e Drejtësisë jep njoftim të rëndësishëm

Oct 10, 2017 | 13:58
SHPËRNDAJE

Pasi kryeministi Rama i quajti publikisht pergjegjes per llumin e shkaktuar, teksa leshoi akuza te forta ndaj ish drejtuesve te LSI qe kishin Hipotekat dhe Burgjet, Ministria e Drejtësisë ka hapur konkurset për drejtuesit e rinjtë Hipotekave.

etilda-gjonaj-1024x512

Me ane te nje deklarate per mediat, ministrja Etilda Gjonaj shpalli fillimin e nje konkursi, qe sipas saj synon ti japë qytetarëve shërbim dinjitoz dhe të ndershëm.

“Ky është hapi i parë i reformës në hipoteka. Reforma e cila përfshihet në planin e veprimit 100 ditor të qeverisë  për reformimin e shërbimeve publike për titujt e pronësisë dhe do të vijojmë më tej me organizmin e konkurimit për të gjithë personelin e të gjithë zyrave të hipotekave në vend”- tha ajo.

Sipas saj, përmirësimi i këtij shërbimi si dhe zhdukja e çdo rasti korruptiv jane arsyet që i çojnë sot në hapjen e konkursit publik, një praktikë që nuk ka ekzistuar më parë.

“Ftojmë dhe motivojmë të gjithë qytetarët që vlerësojnë se përmbushin kriteret ligjore për këto pozicione të dërgojnë aplikimet e tyre në adresën elektronike dhe postare dhe të bëhen pjesë e kësaj reformë që sapo ka nisur”- tha ajo.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura