“Furtuna” me arrestimet në spitalin e Shkodrës, mjekët thirrje Prokurorisë: Rishiko masat, dhjetëra pacientë …

Sep 20, 2018 | 14:07
SHPËRNDAJE

Një ditë pas përfundimit të hetimeve të Prokurorisë dhe arrestimeve të mjekëve dhe ish-drejtorit të Spitalit të Shkodrës, ka ardhur he një reagim nga punonjësit e këtij institucioni.

Në një reagim për mediat ata kanë shprehur pakënaqësitë e tyre në lidhje me këto masa ekstreme.

Ata janë shprehur se është një akt i paprecedent në gjithë historinë e këtij spitali, dhe shtojnë se  prokuroria të rishikojë masat.

5958d18a-7dac-4967-a69b-8822ded8eb14

Deklarata

Kontestojme masen ekstreme te arrestimit te personelit te spitalit te Shkodres si nje akt i paprecedent ne gjithe historine e ketij institucioni. Prokuroria te rishikoje masat e marra per shkak se bluzat e bardha perfaqesojne figura te rendesishme ne sistemin arsimor. Me keto arrestime me dhjetra pacient rrezikojne jeten e tyre per shkak se nderhyrjet jane te nevojshme dhe keto sherbime jane te pambuluara aq me teper kur kemi edhe mangesi specialistesh. Çdo vendim financiar ne spitalin tone merret ne bashkepunim me institucionin e linjes. Reagimi jone do pershkallezohet nese nuk merren masa.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura