Pamje të rënda/ Identifikohen 7 të plagosurit dhe viktima në Fier-Vlorë

Jun 28, 2016 | 12:46
SHPËRNDAJE

Një person humbi jetën dhe 7 të tjerë u plagosën kur furgoni doli nga rruga dhe u përplas me traversën anësore. Aksidenti ndodhi mëngjesin e sotën në aksin rrugor Vlorë-Fier. 

1

Policia informon se rreth orës 07:30, në afërsi të kripës, një furgon mallrash me targë AA050EK me drejtues shtetasin M.H, banues në Fier, ka humbur kontrollin dhe është përplasur me traversën anësore.

2

Si pasojë e aksidentit një person ka gjetur vdekjen e menjëhershme, ndërsa 7 të tjerë kanë mbetur të lënduar. Viktima mësohet se ishte pasagjer në sediljen e parë të furgonit.

3

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura