“Funksionimi i Gjykatës Kushtetuese kusht për konferencën ndërqeveritare për negociatat”- Zingraf takon kryetaren e KED-së. Ambasada gjermane zbardh bisedën

Sep 23, 2020 | 11:22
SHPËRNDAJE

Ambasadori gjerman në Peter Zingraf ka zhvilluar një takim me kryetaren e Gjykatës Kushtetuese, njëkohësisht drejtuesja e KED-së, duke theksuar se Gjykatë Kushtetuese funksionale është e një rëndësie qendrore për demokracinë dhe besimin e shqiptareve.

Gjermani

Sipas tij, funksionimi i Gjykatës Kushtetuese është kriter i rëndësishëm edhe për çështjen se kur do të zhvillohet konferenca ndërqeveritare për negociatat e pranimit në BE.

Reagimi i plotë i Ambasadës Gjermane në Tiranë:

Një Gjykatë Kushtetuese funksionale është e një rëndësie qendrore për demokracinë dhe besimin e shqiptareve dhe shqiptarëve në institucionet e tyre. KED-ja luan një rol të rëndësishëm në plotësimin e pozicioneve vakante në Gjykatën Kushtetuese dhe Gjykatën e Lartë. Unë jam mirënjohës për shpjegimet e zonjës Tusha në lidhje me punën e KED-së përgjatë verës, që prej marrjes së funksionit të saj si dhe për hapat e mëtejshëm. Znj. Tusha solli në vëmendje rëndësinë e opinionit të Komisionit të Venecias për plotësimin e vakancave në Gjykatën Kushtetuese. Unë shpresoj se me plotësimin e vendeve të tjera të rivendoset mundësisht menjëherë funksionaliteti i Gjykatës Kushtetuese. Ky është një kriter i rëndësishëm edhe për çështjen se kur do të zhvillohet konferenca ndërqeveritare për negociatat e pranimit në BE. Gjermania do ta mbështesë Shqipërinë edhe më tej në fushën e reformës në drejtësi.“

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura