Fundjavë pozitive për lojtarët shqiptarë në Europë, ja si vlerësohen legjionarët

Jan 17, 2022 | 10:33
SHPËRNDAJE

GJASULA-1Fundjava që sapo lamë pas ishte pozitive për lojtarët shqiptarë që aktivizohen në Europë. Faqja e njohur e statistikave “Sofa Score” ka bërë vlerësimet e legjionarëve të aktivizuar në këtë fundjavë.

I pari në këtë klasifikim është mesfushori i Kombëtares shqiptare, Klaus Gjasula i cili vlerësohet me notën 7,5 ku me Darmshtadin e tij ka realizuar gol ndaj Karlsruhe në Bundesligën e dytë gjermane.

I dyti në këtë renditje është Marash Kumbulla, i cili vlerësohet me notën 7,5 teksa me Romën e tij ka zhvilluar një paraqitje fantastike në fitoren ndaj Kaljarit.

I treti klasifikohet mesfushori i Kombëtares shqiptare, Nedim Bajrami, i cili është vlerësuar me notën 7,4, i cili në takimin ndaj Venecias ka zhvilluar një paraqitje mbresëlënëse.

I katërti klasifikohet Eraldo Çinari, i cili vlerësohet me notën 7,2, i cili me Samsunsporin e tij ka zhvilluar një ndeshje të kënaqshme ndaj Balikesisporit në Ligën e Parë turke.

I pesti në këtë renditje është Berat Gjimshiti, i cili është vlerësuar me notën 7,1, teksa në ndeshjen ndaj Interit mbrojtësi shqiptar ka bllokuar mjaft mirë sulmuesit zikaltër duke mos i lejuar në asnjë moment që të jenë të rrezikshëm përpara porte.

skeda1

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura