“Fundi ka qenë më i tmerrshëm”- Anxhela Peristeri rrëfen si e përjetoi COVID: U izolova në një hotel në Selanik: Fillova të kisha ankth

Nov 20, 2020 | 11:53
SHPËRNDAJE

Anxhela Peristeri ka rrëfyer se e kaloi koronavirusin disa kohë më parë gjatë një udhëtimi në Greqi.

Këngëtarja tregoi se para se të nisej drejt shtetit fqinj kishte rezultuar negative në tampon.

Ajo u shpreh se u izolua në një hotel COVID ku iu desh që të karantinohej për 14 ditë.

“Kisha bërë test para se të nisesha në Greqi dhe rezultova negative. Ndoshta siç ma shpjeguan virulenca ndonjëherë është e vogël dhe nuk del në tampon. Duke qenë se isha në Selanik me protokollin e qeverisë greke duhet të karantinohesha 14 ditë në një dhomë në një hotel covid. Izolimi ishte strikt, nuk lejohej që të dilje as në korridor,”- tha Anxhela Peristeri, e ftuar në “ABC-ja e Pasdites”.

Këngëtarja tregoi se ditët e fundit ishin të tmerrshme dhe filloi të kishte ankth.

“Nga dita e 7-8 fillova të kisha ankth, fundi ka qenë më i tmerrshëm, nuk kalonin orët, minutat. Një ditë para se të dilja isha si e çmendur. I thosha vajzës së recepsion që të paktën të bëja një ecje. Çdo gjë kontrollohej me kamera live. Gjithmonë kam pasur frikën tek prindërit dhe vëllai që të mos i kapte, më shumë tek prindërit se janë edhe moshë e thyer,”– tregoi ajo.

/Panoramaplus.al

  

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura