Ish-drejtusi i policisë dhe operacionit “Fundi i marrëzisë”, Ismail Elezi rrëfen për Top Channel përplasjet për goditjen e lojrave të fatit. Ish-drejtori Kundër Krimit Ekonomiko-financiar u shkarkua nga detyra në mes të operacionit, i cili sipas tij kishte vetëm një qëllim.
Sipas Elezit, situata sot është me keq se para operacionit fundi i marrëzisë.
“Jo vetëm që ka një shtrirje shumë më të gjerë, por nëse më parë kishte subjekte që operonin për vete, sot janë vetëm 2-3 persona, çohen 6 deputetë dhe kërkojnë shtyrje dhe Parlamenti e miraton dhe loja vazhdon”, vijon ish-drejtori i Krimit Ekonomik.
8 muaj nga skadimi afatit për zhvendosjen e lojrave të fatit, nga vëzhgimi në terren rezulton se pika bastesh dhe kumari mund të gjesh pranë shkollave, por edhe institucioneve të kultit, jo vetëm në Tiranë, por edhe qytete të tjera të vendit./ TCH
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al