‘Fundi i botës”/ Ja avioni ‘sekret’ që do të futet presidenti Trump në rast lufte (VIDEO+FOTO)

Nov 13, 2017 | 20:01
SHPËRNDAJE

Ky aeroplan i veçantë është projektuar për ditën kur vjen “fundi i botës” ose për një goditje të papritur nukleare.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, bëhet fjalë për një aeroplan amerikan i cili është projektuar posaçërisht të ndjek presidentin amerikan kudo që ai udhëton, në rast të një sulmi bërthamor.

Njihet zyrtarisht si Qendra Kombëtare e Operacioneve Ajrore, e cila u lejon presidentëve të SHBA-ve të nxjerrin direktiva dhe të marrin vendime kur janë në qiell.

Boeing E-4B kushton vetëm 250 milionë dollarë dhe një orë punë e tij kushton 160,000 dollarë.

Aeroplani thuhet se ka një gamë të gjerë mekanizmash mbrojtës, duke përfshirë aftësinë për të përballuar impulset elektromagnetike.

Ekuipazhi i aeroplanit përdor instrumentet tradicionale analoge, sepse ato janë më pak të ndjeshme ndaj sulmeve kibernetike.

Megjithëse ky aeroplan nuk është një “fshehtësi”, ai është më i sigurt që brenda tij të qëndrojë presidenti në rast të një Lufte të Re të Ftohtë ose një sulmi bërthamor.

Ndryshe nga aeroplani ceremonial dhe i rehatshëm “Air Force 1”, dhoma kryesore është një “e luftës”, në të cilën ulën në dhjetëra analistë ushtarakë, strategë dhe asistentë për komunikim.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura