“Fund metodave korruptive për emërimin e mësuesve”/ Alibeaj: Tre shtyllat kryesore ku do të bazohet qeveria e PD

Apr 4, 2021 | 17:59
SHPËRNDAJE

alibeajKandidati i PD për deputet në Fier, Enkelejd Alibeaj zhvilloi një takim elektoral me mësues, ku u njoh më nga afër me shqetësimet e tyre.

Në fjalën e tij, Alibeaj u shpreh se do të marrë fund praktika abuzive e zgjedhjes së mësuesve nëpërmjet portalit ‘Mësues për Shqipërinë’.

“Fokusi do të jetë të ai që është kujdestari i fëmijëve tanë. Pak gjera, por të kuptueshme dhe mbi te gjitha të bëshme siç dikur ka bërë PD siç e tha dhe zotëria. Thelbi i programit tonë për arsimin, i shpalosur nga kryeministri i nesërm Lulëzim Basha ka tre shtylla: mësuesi, nxënësi, libri. Me minimumin e pagës 700 euro  dhe rritje në tërësi prej 60 % jo vetëm qe është e bëshme por mbi të gjitha është nevoje urgjente e prindërve shqiptare për ta bërë këtë. Miq, arsimtare, intelektuale, ta shndërrojmë figurën e mësuesit, t’i japim mësuesit forcën e duhur qe çfarëdo lloj dallge politike që të vijë në të ardhmen të mos ju godasë. Ne 25 prill, aty të do gjesh përgjigje per portalin, ne 25 prill do të gjesh përgjigje për dosjet, aty do të gjeni të gjitha përgjigjet”, tha Alibeaj.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura