“Fund i paralajmëruar”, Pollo reagon për shkarkimin e Kajmakut: Të mbledhim mendttë, heqja e tij është një gjë, por…

Nov 1, 2019 | 12:05
SHPËRNDAJE

Hap pozitiv dhe fund të paralajmëruar e ka cilësuar ish-deputeti i PD-se, Genc Pollo, vendimin e KQZ për heqjen e mandatit të Agim Kajmakut si kreu i bashkisë së Vorës. 

pollo

Me nje shenim ne faqen e tij ne FB, Pollo, thekson se “Lajmi nuk është shkarkimi i Kajmakut. Lajmi është se deri tashti as Rama e askush nga taborri rilindist nuk tha një gjysëm llafi distancimi, ndjese, dënimi apo marrje përgjegjësie për Kajmakun”.

Postimi i Pollos

Hap pozitiv si dhe fund i paralajmëruar. Por lajmi nuk është shkarkimi i Kajmakut. Lajmi është se deri tashti as Rama e askush nga taborri rilindist nuk tha një gjysëm llafi distancimi, ndjese, dënimi apo marrje përgjegjësie për Kajmakun. As deri ditën kur PD i nxori letrat Kajmakut dhe rilindistët mud të pretendonin se “sdinim gjo”. Por as të hënën kur dolen sheshit letrat e Interpolit e Porkurorisë nuk folën. Madje deri sot kur u detyruan deri t’a shkarkonin me dorën e tyre në KQZ stoikisht heshtën. Dhe kjo heshtje, që nuk është gjë tjetër veçse përkrahje pa zë dhe qartë për kajmakët e shumtë, bie ku e ku më e rëndë se qyqari që donte të blinte fidane me dhrahmi fallco 20 vjet më parë. Në Italinë e jugut kjo njihej si omert; dhe ishte mjeti kryesor i mafies për të dominuar shoqërinë. Në Siçili ushtrohej nga bosët lokalë. Në Shqipërinë 2019 nga shefi i qeverisë. Prandaj të mbledhim mendtë se heqja e kajmakut cipa cipa është një gjë dhe çlirimi nga koka e mafies një tjetër gjë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura