Fullani romantik në rrugët e ish-Bllokut

Mar 17, 2015 | 11:00
SHPËRNDAJE

Në foto: Ardian Fullani dhe bashkëshortja
Ardian Fullani ishte në qendër të mediave dhe opinionit publik disa muaj më parë, po aq sa ç’është sot deputeti Tom Doshi. Fullani për arsye se në Bankën e Shqipërisë ku ai ishte guvernator u vodhën rreth 7 milionë dollarë, ndërsa Doshi sepse ka deklaruar se donin ta vrisnin. Në kohën e skandalit të Bankës, Fullani mund të ketë qenë njeriu më i stresuar i Shqipërisë, sepse gjithë opinioni kërkonte të dinte pse u vodhën para në institucionin që ai drejtonte. E ndërkohë që çështja është ende nën hetim, duket se në familjen e Fullanit është kthyer sërish paqja. Meqenëse ish-guvernatori e ka shtëpinë në zonën e ish-Bllokut, ai shihet shpesh aty duke lëvizur në këmbë. Kësaj here paparaci ynë e ka fotografuar me bashkëshorten e tij, e cila punon gjykatëse. Ajo që të bie në sy, është bereta e Fullanit, e cila i ka dhënë atij pamjen e një njeriu që tashmë është në pension, paçka se moshën nuk e ka për t’u shkëputur nga marrëdhëniet e punës. Por kapja për dore me bashkëshorten i bën ata të duken si një çift i ri. Ndërkohë që nuk kemi asfare dyshim se në familjen e Fullanit nuk mungon asgjë, një lypsare para këmbëve të tyre na kujton se sa kontrast ka në shoqërinë tonë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura