Fuga analizon gjuhën e trupit të Ramës: Me gazetarët bën shaka, por që kalojnë limitet

Oct 20, 2018 | 18:09
SHPËRNDAJE

Akademiku dhe profesori, Artan Fuga, i ftuar në emisionin “Kjo javë” në News24 ka analizuar gjuhën e trupit si deh deklarata që bën shpeshherë Rama përballë gazetarëve në studiot e ndryshme televizive.

Fuga u shpreh se Kryeministri me ato që thotë kunër gazetarëve janë shaka, por që i kalojnë limitet.
Fuga

“Kryeministri ka bërë një llogari brenda kampit të tij. A mundet një njeri tjetër sipas tij të përballoj gazetarët? Siç duket jo. Kryeministri e ka marrë vet barrën. Ai vjen nga një botë e artit, e krijimtarisë dhe e shkrimit dhe mendon se mund ti përballoj vet në studio gazetarët. Atë gjithë të trupit.

Unë mendoj se ai kërkon që të zhvishet, dhe e shoh si përpjekje të tij për tu vënë në një pozicion horizontal me gazetarët, dhe për ti lejuar që tu thotë gazetarëve dhe një sjellje të rëndë. Ka një intimidim, por të gjithë e dinë se pas atyre nuk ka asgjë. Janë fyerje në formën e një shakaje, që i kalon limitet”, tha Fuga.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura